Prishtina hap stacionin e parë publik për karikimin e biçikletave dhe trotineteve elektrikë
Drejtoria e Mobilitetit në Komunën e Prishtinës ka hyrë në fazën përfundimtare të realizimit të një projekti inovativ që synon përmirësimin e transportit të qëndrueshëm në kryeqytet. Së shpejti do të funksionalizohet stacioni i parë publik për karikimin e biçikletave dhe trotineteve elektrikë, i vendosur në hapësirat publike të qytetit.
Ky projekt ka për qëllim të lehtësojë përdorimin e mjeteve alternative të transportit nga qytetarët, të zvogëlojë ndotjen e ajrit dhe të pakësojë ngarkesën e trafikut urban, sidomos në zonën qendrore të Prishtinës.
Stacioni i ri do të funksionojë me energji diellore duke garantuar karikim të qëndrueshëm dhe ekologjik për përdoruesit.
🔹 Karikim me energji të pastër
🔹 Mbështetje për mobilitetin e gjelbër
🔹 Qasje më e lehtë dhe moderne për qytetarët
“Ky është vetëm fillimi. Po punojmë çdo ditë për një Prishtinë më moderne, më funksionale dhe më të pastër për të gjithë”, ka deklaruar drejtori i Mobilitetit, Donat Lushaku.
#PrishtinaEgjelbër #MobilitetiQytetar #TransportiAlternativ #QytetiQëDuam /Kosova.info/
