Kosova

Prishet moti, sot pritet shi e breshër

Sot  në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje e rrebeshe lokale shiu. Pasdite pritet të ketë edhe shtrëngata lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Temperatura maksimale pritet të arrijë vetëm deri në 24 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës nesër pritet të mbajë mot me intervale të shkurtra kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme të shtrëngatave lokale me vetëtima dhe bubullimë. Në tërë rajonin herë pas here priten rrebeshe lokalisht të fuqishme dhe ka gjasa edhe për ndonjë shtrëngatë të fuqishme lokale.

Edhe të dielën na pret mot kryesisht i vranët, por edhe me mundësi për intervale kohore me diell. Herë pas here priten reshje lokale shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Në bregdet më shumë intervale kohore me diell.

Të hënën stabilizim i motit. Priten më shumë rreze diellore dhe mundësi të pakta për ndonjë rrebesh të izoluar shiu. Temperaturat do të fillojnë të ngriten.

Të martën më nxehtë, por me mundësi për destabilizim të motit pasdite, ndërsa nga e mërkura na pret mot kryesisht stabil dhe me rritje të theksuara të temperaturave.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort