‘Prindërit na mësuan të jemi të sinqerta’, reagon motra tjetër e Fifit
Alivanosja e Fifit mbrëmë gjatë spektaklit të Big Brother Albania VIP ka ngjallur reagime të forta nga publiku nëse ajo është e gatshme të vazhdojë të qendrojë ende brenda.
Menjëherë pas kësaj ka reaguar motra e Fifit, Edona Raci e cila ka shkruar se ajo në një mënyrë dëshiron daljen e Fifit, ndërsa në tjetrë ajo nuk duhet dorëzua.
Pas Edonës, ka reaguar edhe motra tjetër, Yllka, e cila postuar një storie në llogarinë e saj në Instagram, ku ka shkruar se familja e Fifit, e di për shpirtin e pastër të këngëtares.
Gjithashtu ajo, është shprehur se sinqeriteti i Fifit, po keqpërdoret brenda, derisa ajo e quan Fifin personin më të sinqertë në botë.
“Të dua dhe do jem me ty deri në frymën e fundit”, përfundon shkrimin e saj motra e Fifit, Yllka.

Alivanosja e Fifit erdhi pas debatit që ajo pati me opinionisten Balina Badinaku, ku i tha se Fifi dëshironte vëmendjen nga historia mes Dj PM dhe Sarës në Big Brother.
