Princi i Kuvajtit kalon në krishterim: “Nëse më vrasin… do jem përgjithmonë me Jezus Krishtin.”
Një lajm i jashtëzakonshëm po qarkullon në rrjetet sociale dhe mediat alternative, ku thuhet se një princ i familjes mbretërore të Kuvajtit ka braktisur islamin dhe është konvertuar në krishterim. Në deklaratën që po shpërndahet, thuhet se ai ka thënë:
“Edhe nëse më vrasin, unë do të jem përgjithmonë me Jezus Krishtin.”
Ky lajm ka tronditur opinionin, pasi Kuvajti është një shtet islamik, ku braktisja e fesë islame konsiderohet shkelje shumë e rëndë. Deri tani, asnjë media zyrtare në Kuvajt apo jashtë tij nuk e ka konfirmuar këtë lajm, ndaj besohet se mund të jetë thjesht një thashethem i përhapur në rrjet.
Në çdo rast, deklarata e supozuar e princit ka zgjuar reagime të shumta në rrjet, sidomos në rrethet e krishtera. https://www.novizivot.net/kuvajtski-kraljevski-princ-je-postao-sljedbenik-isusa-krista/
