Prezantuesja siriane ndërpret lajmet nga sulmi ajror izraelit në Damask
Izraeli kreu sulme të fuqishme të mërkurën në kryeqytetin sirian, Damask, duke goditur ndërtesa qeveritare përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes. Në sulme humbën jetën të paktën tre persona dhe u plagosën 34 të tjerë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë siriane.
Qeveria siriane dënoi sulmet si një “përshkallëzim të rrezikshëm” dhe paralajmëroi se do të mbrojë territorin dhe popullin me çdo mjet të ligjshëm ndërkombëtar. Ndërkohë, Siria njoftoi një armëpushim të ri me minoritetin Druze, por shanset për zbatimin e tij mbeten të paqarta për shkak të përçarjeve brenda grupit.
Izraeli thotë se goditjet synojnë mbrojtjen e Druzeve, një minoritet arab që përballet me përleshje me forcat qeveritare siriane. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka quajtur udhëheqësit aktualë të Sirisë “një regjimi islamik ekstremist” dhe një kërcënim për Izraelin.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, dënoi dhunën ndaj civilëve dhe sulmet izraelite, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të shkeljeve të sovranitetit sirian, shkruan CNN.
Ndërkohë në rrjet ka qarkulluar një video ku gjatë transmetimit të lajmeve në televizionin shtetëror sirian, ndodhi një sulm ajror. Prezentuesja u detyrua të ndërpriste transmetimin dhe të largohej nga studio.
