Prezantohet kabineti i ri qeveritar në Serbi, i sanksionuari i Amerikës do të jetë zëvendëskryeministër

Mandatari për krijimin e Qeverisë së Serbisë, Millosh Vuçeviq ka prezantuar përbërjen e kabinetit me të cilin do të qeverisë.

Në këtë përbërje do të jetë edhe Aleksandar Vulin, ish-ministër i Mbrojtjes, i cili është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në qeveri do të jetë edhe ish-ambasadori serb në Amerikë, Marko Gjuriq, i cili do ta drejtojë Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ivica Daçiq do ta mbajë pozitën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Brendshëm.

Kjo është përbërja e prezantuar Vuçeviq, i cili do të jetë kryeministër:

Sinisha Mali, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Financave

Ivica Daçiq, zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm

Irena Vujoviq, Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Mbrojtjes së Mjedisit

Aleksandar Vulin, zëvendëskryeministër

Adrijana Mesaroviq, ministre e Ekonomisë

Aleksandar Martinoviq, ministër i Bujqësisë

Goran Vesiq, ministër i Ndërtimit

Dubravka Gjedovic Hajdanoviq, ministre e Energjisë

Tomislav Momiroviq, ministër i Tregtisë së Brendshme dhe të Ndërlidhur

Maja Popoviq, ministre e Drejtësisë

Jelena Zhariq Kovaçeviq, ministre e Administratës Shtetërore

Tomislav Zhigmanov, ministër për të Drejtat e Njeriut

Bratislav Gashiq, ministër i Mbrojtjes

Marko Gjuriq, ministër i Punëve të Jashtme

Tanja Mishçeviq, ministre për Integrime Evropiane

Sllavica Gjukiq Dejanoviq, Ministre e Arsimit

Zlatibor Lonçar, ministër i Shëndetësisë

Nemanja Staroviq, ministër i Punës dhe Punësimit

Zoran Gajiq, ministër i Sportit

Milan Krkobabiq, ministër për Kujdesin e Fshatit

Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, ministre për Familje dhe Kujdes demografik

Nikolla Selakoviq, ministër i Kulturës

Jelena Begoviq,ministre e Shkencës

Husein Memiq, ministër i Turizmit dhe Rinisë

Dejan Ristiq, ministër i Informacionit

Darko Glishiq, ministër për Investime Publike

Novica Tonçev, Gjorgje Miliçeviq, Nenad Popoviq, Usame Zukorliq dhe Tatjana Macura – ministra pa portofol.

Go to TOP