Prestreshi: Pjesëmarrja e politikanëve kosovarë në konventën demokratike kërkon rishikim të kujdesshëm

Aktivisti politik, Valon Prestreshi, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të partive politike kosovare në Konventën Demokratike, ku pritet të zyrtarizohet kandidatura e Kamala Harris për presidente.

Prestreshi thekson se nëse përfaqësuesit kosovarë nuk kanë marrë pjesë në zyrtarizimin e kandidaturës së Donald Trump, ata duhet të analizojnë me gjakftohtësi vendimin e tyre për të marrë pjesë në konventën e demokratëve.

Ai e cilëson këtë si një lëvizje delikate, duke sugjeruar se çdo veprim politik duhet të shqyrtohet me kujdes në kontekstin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Kosovës. /Kosova.info/

Go to TOP