Prestreshi kritikon qasjen e qeverisë për rritjen e depozitave familjare: kursimi nuk nxit rritje ekonomike
Njohësi i ekonomisë, Valon Prestreshi, ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrisë së Financave, duke kundërshtuar idenë se rritja e depozitave të ekonomive familjare gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes është një tregues pozitiv i zhvillimit ekonomik.
Sipas Prestreshit, kursimi i lartë tregon pasiguri ekonomike dhe mungesë besimi në stabilitetin e ardhshëm, gjë që ndikon negativisht në konsum dhe investime.
Ai theksoi se kjo qasje mund të përkeqësojë pabarazitë sociale dhe të ngadalësojë rritjen ekonomike përmes uljes së konsumit, çka do të ndikojë drejtpërdrejt në bizneset dhe punësimin e qytetarëve. /Kosova.info/