Presidentja Osmani në Washington: Takime në Senat dhe fjalim kryesor në Simpoziumin e US Naval War College

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Washington D.C për takime në Senat e në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërkaq më pas në Rhode Island do të mbajë fjalimin kryesor në Simpoziumin e 11-të Vjetor të ‘United States Naval War College’. 

Presidentja Osmani ka shkruar: 

Jemi në Washington D.C për takime në Senat e në Dhomën e Përfaqësuesve, para se të vazhdojmë për Rhode Island ku do të mbajë fjalimin kryesor në Simpoziumin e 11-të Vjetor të ‘United States Naval War College’. 

Kënaqësi të takohem sot me senatorin republikan Thom Tillis me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë e Ballkanin Perëndimor, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit drejt ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajonin tonë. 

Paqja dhe siguria e qëndrueshme janë parakusht për prosperitet e zhvillim. SHBA-të kanë qenë dhe mbetën të përkushtuara për të ndihmuar për t’i ruajtur dhe avancuar ato në Kosovë. /Kosova.info/


Go to TOP