Presidentja Osmani: Kosova një destinacion premtues për investime
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë në Malajzi, është takuar me përfaqësuesit e Dhomës Kombëtare të Tregtisë dhe Investimeve të Malajzisë (NCCIM), si dhe me përfaqësues nga sektori i prodhimit, teknologjisë informative dhe turizmit në Malajzi.
Përmes një njoftimi për medie nga Zyra për Informim e Presidencës, bëhet e ditur se gjatë këtij takimi është diskutuar për potencialin e madh që ofron Kosova në sektorë të ndryshëm për investime nga jashtë.
“Gjatë takimeve me përfaqësuesit e Dhomës Kombëtare të Tregtisë dhe Investimeve të Malajzisë (NCCIM), si dhe me përfaqësues nga sektori i prodhimit, teknologjisë informative dhe turizmit në Malajzi, organizata këto që përfaqësonin mbi 100 mijë biznese, diskutuam për potencialin e madh që ofron Kosova në sektorë të ndryshëm, me një klimë gjithnjë e më atraktive për investime të huaja”, ka shkruar Osmani. /Kosova.info/
