Presidentja i shpreh ngushëllime familjes për vdekjen e doajenit të sportit Arsim Fehmiu

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka shprehur ngushëllime familjes për vdekjen e doajenit të sportitm profesorit Arsim Fehmiu.

Ajo tha se profesor Arsimi, dha kontribut të çmuar në sferën universitare, por edhe në themelimin e institucioneve të pavarura sportive të Republikës së Kosovës.

Osmani u shpreh tejet e pikëlluar për vdekjen e profesorit Fehmiu.

“Kontributi i tij në sportin e futbollit, basketbollit, hendbollit dhe volejbollit, do të mbetet referencë për brezat e tashëm dhe të ardhshëm”, tha Osmani.

“Ngushëllime familjes Fehmiu dhe gjithë komunitetit sportiv!”, thuhet në ngushëllimin e presidentes Vjosa Osmani.

Go to TOP