Presidentja greke tha se nuk do ta njohë Kosovën, vjen reagimi nga Vuçiqi

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka pritur sot në takim presidenten greke Katerina Saelaropolou. Çka thanë të dy? 

Vuçiq me homologen e tij nga Greqia foli për “bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve, forcimin e stabilitetin në rajon, integrimin evropian të Serbisë dhe planet e përbashkëta mes vendeve”. 

Presidenti serb u shpreh se nga Greqia i ishte konfirmuar mes tjerash edhe “mbështetja për integritetin territorial dhe të drejtën ndërkombëtare” që besohet të jetë në referencë me Pavarësinë e Kosovës. 

Presidentja greke bëri jehonë edhe dje me deklaratat e saj se Greqia – përkundër afërsisë së shfaqur vitet e fundit me Kosovën – nuk do ta njihte pavarësinë tonë. 

Por, pse kjo vizitë e presidentes greke në Beograd dhe po ashtu fjalët e saj dje ishin kaq të dhimbshme për Kosovën? 

Go to TOP