Presidentja bënë homazhe te Zahir Pajaziti: Do ta kemi udhërrëfyes sakrificën mbi të cilën u ndërtua shteti ynë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se do ta ketë udhërrëfyes dhe shembull sakrificën dhe gjakun mbi të cili u ndërtua shteti i Kosovës. Osmani këto deklarime i bëri gjatë homazheve para shtatores së Zahir Pajazitit, në 26 vjetorin e rënies së tij.

Presidentja Osmani tha se Zahir Pajaziti ishte lajmëtar i lirisë së Kosovës.

“Në këtë 26 vjetor të rënies së heronjve tanë i përkujtojmë si lajmëtar të lirisë, për frymëzimin e jashtëzakonshëm që dhanë Zahiri me shokë për të gjithë ushtarët e UÇK-së, për të gjithë ata që luftonin së bashku me Zahirin duke iu dhënë frymëzim më të madh por edhe ata që luftonin pas rënies së Zahirit.

Kjo ditë është ditë e shënuar e Republikës e cila u ndërtua mbi themelet e forta për shkak se u ndërtuan mbi gjakun e dëshmorëve dhe heronjve tanë. Përkujtimi për ta, respekti për ta do të mbes i përjashtëm por edhe puna jonë e shtetit që u ndërtua me sakrificë, me gjak do ta ketë udhërrëfyes pikërisht këtë shembull që u dha 26 vjet më parë”, tha Osmani.

Go to TOP