Arianit Koci për komunën e Graçanicës: Nuk respektohet fare dygjuhësia – çka do të ndodh kur bëhet Asociacioni?

Avokati Arianit Koci, më anë të një shkrimi në Facebook, ka treguar se në komunën e Graçanicës nuk respektohet dygjuhësia dhe se aty ka filluar të përdoret alfabeti cirilik.

Ai ka thënë se nga kjo komunë maltretohen dhjetëra biznese dhe njëri kyç është Milan Radoiçiq.

Secili biznesmen që takohet me mua, më tregon që sipas informatave që i kanë, njeriu kyç në komunë – ai që mund t‘a kryej çdo punë është Radoçiqi, përmes njerëzve të partisë.” – ka shkruar Koci.

Më tej, ai është shprehur i shqetësuar duke pyetur se çfarë do të bëhet kur të themelohet Asociacioni.

“Nëse disa zyrtarë komunal të kësaj komune tani nuk i respektojnë në mënyrë strikte ligjet pozitive të Kosovës – duke ia nisur nga parimi i dygjuhësisë – a thua çka do të ndodh kur forcohet subjektiviteti i komunave serbe me Asociacion?” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i tij i plotë:

1.

Në komunën e Graçanicës, nuk respektohet fare dygjuhësia, si në pjesët tjera të Kosovës.

Madje, kanë filluar t’a përdorin edhe alfabetin cirilik në komunikim me shqiptarët.

2.

Kur qytetari serb komunikon me çfarëdo organi shtetëror, duke i përfshirë edhe gjykatat, prokuroritë dhe policinë, serbëve iu sigurohen dokumentat në gjuhen amtare – madje edhe përkthyesit, nëse i kërkojnë.

Nuk po ndodh e kundërta, edhe pse jemi mbi 90%.

3.

Shqiptarët nuk po ankohen në veprimet e komunës së Graçanicës, për shkak se kryesisht janë të varur prej asaj administrate; bizneset shumë shpesh tentojnë që me “lidhje të shkurtëra”, të kryejnë punë.

4.

Disa zyrtarë serb në komunë, për faktin se shqiptarët nuk po ankohen, e besa nuk po kanë ku me u ankuar – po e shfrytëzojnë këtë fakt: po komunikojnë me shqiptarë në alfabetin cirilik. Për fillim.

Madje, po flitet që të njejtit, disa zyrtarë, po bëjnë edhe punë të tjera në kundërshtim me ligjet. Natyrisht, une kam mundësi me e konfirmuar këtë.

Në fakt, kjo është punë e hetuesve dhe policisë.

5.

Graçanica është një prej komunave më të rëndësishme në Kosovë.

Biznesët më të mëdhaja i kanë selitë aty.

Nëse disa zyrtarë komunal të kësaj komune tani nuk i respektojnë në mënyrë strikte ligjet pozitive të Kosovës – duke ia nisur nga parimi i dygjuhësisë – a thua çka do të ndodh kur forcohet subjektiviteti i komunave serbe me Asociacion?

P.s

Secili biznesmen që takohet me mua, më tregon që sipas informatave që i kanë, njeriu kyç në komunë – ai që mund t‘a kryej çdo punë është Radoçiqi, përmes njerëzve të partisë.

“On je Bog i batina” – më tha nje serb.

Go to TOP