Presidenti i ri i Malit të Zi: Nuk e tërheqim njohjen e Kosovës, kjo është një çështje shumë e qartë

Presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Milatoviç ka deklaruar se nuk është realiste që njohja e Kosovës nga ana e Malit të Zi të tërhiqet.

Në një intervistë për mediumin serb “Nova”, Milatoviç ka deklaruar se një gjë e tillë tashmë është bërë e qartë.

“Nuk është realiste të tërhiqet njohja e Kosovës dhe kjo është një çështje shumë e qartë”, tha Milatoviq.

Ai ka theksuar se Mali i Zi do që të jetë një fqinj i mirë dhe si i tillë, do të mbështesë dakordimin në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne mbështesim gjithçka për të cilën bien dakord Beogradi dhe Prishtina dhe besoj se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të ishte i rëndësishëm për të gjitha vendet e rajonit. Në këtë kuptim, Mali i Zi dëshiron të jetë një fqinj i mirë, i cili diku do të promovojë marrëdhënie të mira fqinjësore”, ka thënë ai.

Go to TOP