Presidenti Erdogan Në Vizitë Zyrtare në Shqipëri: Priten Marrëveshje Të Reja në Fushat e Arsimit dhe Bujqësisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, po qëndron për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku u prit me ceremoni nga presidenti Bajram Begaj të enjten.

Pas takimit kokë më kokë, të dy presidentët u shoqëruan nga delegacionet e tyre për diskutime të thelluara.

Më vonë, Erdogan pritet të takohet me kryeministrin Edi Rama për të zhvilluar mbledhjen e Këshillit të Bashkëpunimit Shqipëri-Turqi, ku do të nënshkruhen disa marrëveshje të rëndësishme, përfshirë ato në fushat e arsimit, bujqësisë dhe medias.

Po ashtu, pasdite pritet përurimi i xhamisë së Namazgjasë.

Go to TOP