Presidenca serbe: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin nismën e Ballkanit të Hapur

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, me të cilin thuhet se ka biseduar për bashkëpunimin dypalësh, çështjet globale, situatën në rajon dhe idenë lidhur me “Ballkanin e Hapur”.

Sipas zyrës së presidencës serbe, ambasadori Hill, ka theksuar se e njeh mirë Ballkanin Perëndimor, se ka potencial të madh të zhvillimit ekonomik të rajonit, teksa ka theksuar edhe nevojën për të punuar për promovimin dhe tërheqjen më të mirë të investitorëve amerikanë, përfshirë këtu edhe nisëmn për “Open Ballkan”.

Tutje u tha se të dy bashkëbiseduarit kanë theksuar se kusht për prarimin si të Serbisë, poashtu edhe të gjithë rajonit është ruajtja e paqes dhe stabilitetit dhe se në këtë kuptim mbështetja e Shteteve të Bashkuara, është e një rëndësie të jashtëzakonshme.

Përpos kësaj, u potencua se presidenti serb, Vuçiq, ka shprehur shpresën se gjatë mandatit të ambasadorit Hill, do të përmirësohen edhe më tej marrëdhëniet tashmë të mira ndërmjet Serbisë dhe Amerikës.

Go to TOP