Abdixhiku: Një vit e gjysmë qeveri, në pritje të ministrit të tretë të Shëndetësisë

Lumir Abdixhiku, kryetari i LDK-së, ka reaguar pas dorëzimit të detyrës së ministrit të Shëndetësisë nga ana e Rifat Latifin, që u bë publike të enjten.
Abdixhiku, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se që një vit e gjysmë qeveri, po pritet të emërohet ministri i tretë në dikasterin e Shëndetësisë.

“Një vit e gjysmë qeveri, në pritje të ministrit të 3-të në shëndetësi. Vetëm 5% investime kapitale të realizuara sivjet. Fajet? 20 vjet? Paaftësi e papërgjegjësi!”, ka shkruar ai.

“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive iu ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, se që nga sot me datën 6 tetor 2022”, thuhet në letrën e dorëheqjes.

Në letrën e tij, Latifi thotë se ka bashkangjitur raportin 10 mujor të gjeturave dhe sfidave si dhe të arriturat e tij gjatë kësaj periudhe.

Nga Lista “Guxo” e kanë kërkuar këtë post, pas dorëheqjes së ministrit Latifi. Këtë kërkesë e ka bërë deputeti i “Guxo”, Burim Meta, me anë të një postimi në Facebook.

“Edhe sa Ministra te Shendetesise duhet te nderrohen, qe ky pozicion ne fund ti takoj GUXOs !?”, ka shkruar ai.

Dorëheqja vjen një javë kur kryeministri Kurti krijoi Komitetin Ekzekutiv për Shëndetësi me qëllim që të përmirësojë gjendjen në këtë fushë.

Go to TOP