Pas përplasjeve në distancë me sllovenët, Vuçiq sot merr pjesë në Procesin e Bërdo-Brionit
Presidenti serb Aleksander Vuçiq sot do të marrë pjesë në Procesin e Brdo-Brionit në Slloveni. Ai pati përplasje në distancë ditë më parë me presidentin slloven Borut Pahor dhe kryediplomaten sllovene Tanja Fajon rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Sllovenisë.
Mbrëmë presidenti slloven Borut Pahor organizoi një darkë jo formale me presidentët e Ballkanit Perëndimor në të cilën ngjarje s’mori pjesë Vuçiq, por i njëjti do t’u bashkangjitet homologëve të tij në Procesin e Brdo-Brionit ku do të jetë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Pjesëmarrësit e sivjemë do të diskutojnë për situatën në rajon dhe procesin e zgjerimit të BE-së.
Presidenti slloven Borut Pahor dhe ai i Kroacisë Zoran Milanoviq do të jenë mikëpritësit e Procesit të Bërdo-Brionit.
Në takim do të marrin pjesë edhe presidenti shqiptar Bajram Begaj, ai i Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski, i Malit të Zi Milo Gjukanoviq dhe anëtarët e presidencës Boshnjake Zeljko Komshiq, Sefik Dzaferoviq dhe Milorad Dodik.
Comments