Abazaj: Ekzekutimi i pagave si avans është shkelje ligjore

Drejtori i Financa në Pejë, Jeton Abazaj, tha se Thesari sot ka dërguar një e-mail, për të konfirmuar listën e mësimdhënësve për paga.

“Sot ka ardhur një e-mail nga Thesari, të cilët kanë kërkuar që të konfirmohet lista. Këtë e kanë bërë më shumë se mos komunat kanë ndryshime, për arsye se mund të ndodhë që dikush të del në pension dhe ne duhet ta largojmë nga lista e pagave. Ne kemi konfirmuar se listat janë në rregull dhe me gjasë Thesari i ka ekzekutu pagat për mësimdhënësit”, tha Abazaj.
Abazaj tha se ekzekutimi i pagave si avans është shkelje ligjore.

“Ata sot janë thirrur nëpërmjet një avansi apo paradhënie për pagat, që për mendimin tim është shkelje ligjore, pasi rregulla financiare nuk parasheh në asnjë rrethanë që të paguhen avans punëtorët në sektorin qendror apo lokal”, u shpreh ai në Info Magazine të Klan Kosova.

Go to TOP