Policia Ushtarake ngrit kapacitetet e saj

Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të Policisë Ushtarake të FSK-së, është realizuar  kursi bazik për Polici Ushtarake të organizuar nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, dhe realizuar në bashkëpunim me Instruktorët e Policisë Ushtarake.

Lajmin e ka bërë të ditur FSK-ja përmes një komunikate për media.

Në njoftim thuhet se kursi bazik zgjat 10 javë dhe pjesëtarët trajnohen në teorinë mbi ligjet, rregulloret dhe aktet tjera në fuqi si dhe aspektin praktik të ekzekutimit të detyrave të PU-së.

“Pjesëtarët gjatë trajnimit janë validuar në detyra të Policisë Ushtarake, si patrullime, ndalesa në trafik, reagimi ndaj mjeteve shpërthyese, menaxhimi i turmave, menaxhimi i kampit të robërve të luftës, neutralizimi i gjuajtësit aktiv”, thuhet tutje në njoftim.

Komandanti i Policisë Ushtarake nënkolonel Besnik Selimi ka përgëzuar pjesëmarrësit dhe me këtë rast në bazë të vlerësimit nga instruktorët janë ndarë çmimet: çmimi Akademik gjatë trajnimit Bazik për Policinë Ushtarake për OR3 Idriz Hoti dhe çmimi instruktor i dalluar për OR6 Faton Muli. /Kosova.info/

Go to TOP