Policia shqipton 2.318 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2318 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 10 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 37 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 13 persona, ndërkaq 10 të tjerë janë dërguar në mbajtje. /Kosova.info/

Go to TOP