Policia: Rreth 500 persona protestuan dje në Graçanicë

Serbë të shumtë kanë protestuar dje në veri të vendit, por edhe në Graçanicë.

Serbët kanë protestuar duke kundërshtuar çështjen e targave dhe paralajmërimet për shqiptim të gjobave ndaj atyre që nuk kanë konvertuar targat e automjeteve, çështje kjo për të cilën tashmë është arritur marrëveshje.
Nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se në protestën e djeshme në Graçanicë kanë marrë pjesë rreth 500 persona.

Të njëjtit kanë protestuar para shtëpisë së kulturës.

“Raportohet se rreth 500 persona, kanë protestuar para shtëpisë se kulturës lidhur me mbështetjen e qytetarëve në Mitrovicën e Veriut. Protesta ka përfunduar e qetë, pa incidente”.

Go to TOP