Policia në rajonin e Mitrovicës po zhvillon fushatën e vetëdijesimit Kujdes-mos rrezikoni fëmijët tuaj
Policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut gjatë kësaj jave përpos angazhimeve tjera policore ka realizuar fushatën vetëdijesuese dedikuar drejtuesve te mjeteve, me qëllim të parandalimit të aksidenteve ne trafik e sidomos në mbrojtjen e fëmijëve.
Gjatë kësaj jave zyrtarët policor kanë shpërndarë fletushka me moton “Kujdes -Mos rrezikoni jetën e Fëmijës tuaj” e gjithashtu u janë dhënë këshilla drejtuesve të mjeteve për rreziqet që paraqiten nëse fëmijët nuk vendosen në karriget e posaçme në veturë me qëllim që fëmijët të jenë sa më të sigurt në trafik.
Policia do te vazhdojë me aktivitete senzibilizuese-vetedijesuese për ofrimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit ne trafikun rrugor. /Kosova.info/
