Policia në Gjakovë kërkon ndihmë për kapjen e personit të dyshuar për disa vepra

Policia e Kosovës, drejtoria rajonale në Gjakovë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e Kushtrim Xhakës në lidhje me dy vepra penale, atë të “grabitjes” dhe “mbajtjes në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas policisë, Xhaka veprat penale i ka kryer më 23 shkurt të këtij viti, ndërsa thuhet se po zhvillohen hetime intensive, por prezenca e tij, përkundër angazhimeve hetimore dhe operative nuk është arritur të sigurohet.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar në rast, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej, në njoftim thuhet se kushdo që ka informacion për vendndodhjen e të dyshuarit Kushtrim Gjaka të lajmërojë policinë përmes numrave zyrtarë të telefonit apo në stacionin më të afërt.

Go to TOP