Policia në Ferizaj shqiptoi 1 mijë e 770 gjoba trafiku gjatë javës që shkoi
Policia Rajonale e Ferizajt njofton se ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, nga data 08-14/07/2024 në kë rajon janë shqiptuar 1 mijë e 770 gjoba kundërvajtëse dhe janë hequr 23 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.
Po ashtu, janë raportuar 48 aksidente, prej tyre:
– Fatale, 1
persona të vdekur, 1
-Aksidente me lëndime, 18
persona të lënduar, 19
-Aksidente me dëme materiale, 29
