Policia në dy raste të ndara në Prishtinë dhe Oboliq sekuestron dy armë dhe drogë

Policia e Kosovës në dy raste të ndara në Prishtinë dhe Obiliq ka sekuestruara dy armë zjarri dhe substanca narkotike

Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Shpëtim Robaj”, në Prishtinë, ku është shoqëruar në stacion policor një person, pasi gjatë një kontolli rutinë, i janë gjetur një armë zjarri (Zoraki) dhe një sasi e substancës narkotike.

Ndaj personit të dyshuar: -A. G, mashkull, 19 vjeç, është hapur rast për veprat “Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim te armës” si dhe për “posedim të paautorizuar të substancave psikotrope, apo analoge”, transmeton Zeri.info.

Rasti i dytë i sekuestrimit të një arme gjuetie, është realizuar nga njësitet policore të Obiliqit, në rrugën “Çlirimi”, në Mazgit.

Lidhur me këtë rast është shoqëruar për intervistim në polici i dyshuari: – A.A , mashkul, 52 vjeç, dhe ndaj tij është hapur rast për armëmbajtje pa leje.

Go to TOP