Policia kontrollon 6 lokacione në Obiliq, sekuestron mbi 10 mijë parfume në vlerë mbi 94 mijë euro

Policia ka realizuar një kontroll në gjashtë lokacione të ndryshme në Obiliq ku ka sekuestruar 10 mijë e 480 copë parfume në vlerë prej 94 mijë e 320 euro.

Sipas raportit policor, në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar tre persona të cilët në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

“Në vazhdën e luftës kundër dukurive negative dhe kontrabandës me datë 11.06.2024 Policia e Kosovës, respektivisht njësitë relevante policore në bashkëpunim me institucionet kompetente si Prokuroria, Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës kanë zbatuar urdhërin e gjykatës, ku janë kontrolluar gjashtë lokacione të ndryshme dhe janë sekuestruar 10480 copë parfume në vlerë prej 94320 euro dhe dëshmi tjera materiale. Në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar tre persona të cilët në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

Go to TOP