Policia konfiskon dy armë zjarri në dy raste të ndryshme në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar për konfiskimin e dy armëve të zjarrit brenda 24 orëve.

“Në rastin e parë, njësia policore në Suharekë, gjatë kontrollit në automjetin Audi 4G, me targa  vendore, në ulësen e pasme është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 23 fishek, në pronësi te dyshuarit S M  viti lindjes 1991 m/sh/k”, njofton policia.

Ndërkaq, rastin e dytë policia e ka identifikuar gjatë patrullimit të një vetaksidenti.

“Zyrtarët policor kanë vërejtur se i njëjti mbante në brez një armë pistoletë të tipit, Ekol Special, kal. 9 mm me numër serik EV-1260433 me karikator në të cilin gjendeshin tre fishekë të kalibrit 7.65 mm, të cilën në cilësinë e provave materiale e kanë konfiskuar në vendin e ngjarjes”, njofton policia.

Pas intervistimit,  me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”. /Kosova.info/

Go to TOP