Filluan punimet në rrugën nacionale Kijevë-Dollc, kushton 21 milion euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marr pjesë në fillimin e punimeve të projektit “ Zgjerimi i rrugës nacionale N9-Segmenti Kijevë-Dollc”. Kurti ka thënë se ky zgjerim i rrugës do të bëhet në tri llote me gjithsej 10.9 kilometra gjatësi dhe e cila do të kushtoi rreth 21 milion euro.

“Për segmentin tjetër pas këtij Kijev-Dollc, vjen Dollc-Ramun i cili do të bëhet hapja e procesit për të në muajin e ardhshëm. Ndërkohë që për llotin e parë organi shqyrtues i prokurimit OSHP-ja e ka rikthyer me vendimin e vet në ri-tenderim, andaj ajo është spostuar ca në kohë, për llotet 2-3-4 gati 11 km për ma pak se 21 milion euro po i inaugurojmë me shumë gëzim të gjithë bashkë sot. Më erdh mirë që u njoftova që do të kemi edhe punëkryers e mbikëqyrës të punëve të kryera”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka folur edhe për dështimin e disa prej bizneseve që janë duke u prekur nga zgjerimi i kësaj rruge. Ai ka thënë se bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli, do të diskutojnë brengat e tyre.

“Nuk kemi pasur diskutime me ta, mirëpo edhe me ministren e ekonomisë edhe me ministrin e financave ne do ta diskutojmë këtë çështje duke i trajtuar kërkesat e tyre. Ne dëshirojmë që t’ ju ndihmojmë edhe qytetarëve edhe bizneseve, nuk dëshirojmë që ta dëmtojmë askënd mirëpo nuk do ta lëmë këtë rrugë pa zgjeruar”, ka deklaruar Kurti.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, ka thënë se si Qeveri projekteve rrugore u kanë kushtuar rëndësi të veçantë shpronësimit të pronave, cilësisë së projektimit dhe realizmit të projektit.

“Ajo çka i kemi kushtuar rëndësi projekteve që tani po zhvillohen brenda këtij mandati, tani po i kushtojmë rëndësi që shpronësimet të gjitha të kryhen në kohë dhe të mos kemi problem shpronësimet. Të mos na dalin befasi në infrastrukturën nëntokësore, me probleme të tjera të cilat pastaj na krijohen pengesa në realizim të projektit. I kemi kushtuar rëndësi cilësisë së projektimit që në fazën e dizajnimit e po ashtu edhe në pjesën e realizmit të punimeve”, ka thënë ai.

Kurse zëvendësministri Hysen Durmishi, tha se zgjerimi i rrugës parashihet që të përfundojë pas 260 ditëve, por sipas tij, duke parë trendin e punimeve, ato mund të përfundojnë pra afatit.

Go to TOP