Policia konfiskon afro 500 kilogramë duhan

480 kilogramë të përpunuar u kapën nga policia gjatë së martes në hyrje të fshatit Dobërçan të Gjilanit.

Organet e rendit e kanë ndaluar një automjet me targa vendore, me ç’rast gjatë kontrollit kanë gjetur këtë sasi të duhanit të përpunuar.

Kështu është parandaluar një rast i kontrabandës.

“”Marlboro” e kuqe (karton i cigareve) 6 thasë nga 30 paketime x 0.5 kg, gjithsej 90 kg”Marlboro” e bardhë (karton i cigareve) 8 thasë nga 30 paketime x 0.5 kg gjithsej 120 kg ”Luckies Strike” (karton i cigareve) 9 thasë nga 30 paketime x 0.5 kg gjithsej 135 kg ”Winston” (karton i cigareve) 9 thasë nga 30 paketim x 0.5 kg gjithsej 135 kg”, thuhet në njoftmin e policisë.

“Totali i përgjithshëm është 32 thasë (najloni) me nga 30 paketime, gjithsej 960 paketime x 0.5 kg”, thuhet tutje në njoftim.

Rasti është iniciuar si “Kontrabandim me mallra”.

Ndërkaq malli i konfiskuar është dërguar në doganë për procedura të mëtutjeshme.

Go to TOP