Policia konfiskon 12 dele dhe dhi në Podujevë

Në fshatin Dumnicë të Podujevës, njësitet policore kishin vërejtur dy të dyshuar me disa kafshë duke kaluar kufirin Serbi-Kosovë.

Pas hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës të dyshuarit kanë ikur ndërsa kafshët (12 dele dhe 12 dhi) janë konfiskuar nga dogana.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti nën hetime.

Go to TOP