Policia kërkon ndihmë në kapjen e një personi dhe identifikimi pasi dyshohet për vjedhje

Policia e Kosovës është duke kërkuar ndihmë për kapjen e një personi në Prishtinë, i cili dyshohet për vjedhje.

“I bëjmë thirrje kujtdo që ka informacion për identitetin ose vendndodhjen e këtij personi të dyshuar, të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës ose të raportoj në mënyrë anonime përmes aplikacionit lajmëro policinë”.

“Bashkëpunimi juaj është thelbësor për të na ndihmuar të garantojmë sigurinë brenda komunitetit tonë për një shoqëri pa krim”, thuhet në njoftim.

Go to TOP