Policia jep detaje për zjarrin në Prishtinë: Po vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut

Disa persona kanë marrë trajtim mjekësor sot për shkak se në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë disa vetura janë përfshirë nga zjarri në bodrumin e një objekti.

Këtë e bën të ditur nga Policia e Kosovës, duke thënë se personat në fjalë morën trajtim mjekësor për shkakt të tymit dhe panikut.

“Rreth orës 01:15, është pranuar informata se disa vetura janë përfshirë nga zjarri në bodrumin e një objekti në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin, si dhe janë ndërmarrë veprime të tjera për të parandaluar çfarëdo lloj rreziku”.

“Përveç dëmeve materiale​, për shkak të tymit të krijuar, panikut ose arsye të tjera të ngjashme, disa persona kanë marrë trajtimin mjekësor. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit po vijon punën e saj me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në përgjigje.

Go to TOP