Policia jep detaje për sulmin ndaj u.d. Drejtorit të Minierës së Trepçës
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ka njoftuar se është sulmuar dje fizikisht ushtruesi i Detyrës i Drejtorit të Minierës së Trepçës, Bahri Karaça, në zyrën e tij.
Në raport thuhet se viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Stantërg 09.11.2023-11:05. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti, për motive të panjohura ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Kosova.info/
Prev Post
Smogu toksik ngufat Pakistanin
