​Policia japin detaje për zjarrin në një ndërtesë në kryeqytet

Për zjarrin që ka kapluar një ndërtesë në Prishtinë, përkatësisht në rrugën “Rrustem Statovci”, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti bënë të ditur se sonte rreth orës 21:00, kanë pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në afërsi të Parkut të qytetit në Prishtinë.

Ajo thotë se bazuar në të dhënat nga terreni nuk raportohet për persona të lënduar.

“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në afërsi të Parkut të qytetit në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat nga terreni nuk raportohet për persona të lënduar”, tha ajo për KosovaPress.

KosovaPress ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihen flakët të cilat kanë përfshirë katin e fundit të ndërtesës në rrugën “Rrustem Statovci”.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri tek ky zjarr. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta fikur zjarrin. 


Go to TOP