Italia eliminon Norvegjinë dhe kalon në gjysmëfinale të Euro 2025

Italia ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Kampionatit Evropian për femra Euro 2025, pasi ka mposhtur Norvegjinë me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen çerekfinale.

Cristiana Girelli ka qenë heroina e një ndeshjeje dramatike, duke shënuar dy gola vendimtarë për italianet. Ajo ka realizuar golin e parë në minutën e pesëdhjetë pas një asisti nga Sofia Cantore.

Norvegjezja Ada Hegerberg e ka pasur mundësinë ta barazonte rezultatin me penallti në minutën e gjashtëdhjetë, por ka gabuar. Megjithatë, ajo e ka përmirësuar gabimin duke barazuar rezultatin në minutën e gjashtëdhjetë e gjashtë.

Kur është dukur se ndeshja po shkonte drejt kohës shtesë, në skenë ka dalur Girelli që e ka shënuar golin e dytë personal në minutën e nëntëdhjetë, duke siguruar fitoren për Italinë.

Tash Italia në gjysmëfinale do të përballet me fituesen e sfidës Suedi – Angli.


Go to TOP