Policia ia konfiskon një shtetasi serb mbi 30 mijë euro të padeklaruara

Mbrëmë në mesnatë, Njësia Speciale Operative ka gjetur të holla në vlerë prej 30,870 eurosh, përderisa po kontrollonin një veturë me targa të huaja, të cilin po e ngiste një shtetas serb me inicialet M.R. (2003), në fshatin Bistricë të Leposaviqit.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda i cili ka sugjeruar të iniciohet vepra penale ‘’Mosdeklarim i pasurisë’’ dhe të konfiskohen të hollat”, thuhet në deklaratën e policisë.

Personi i dyshuar më pas është liruar në procedurë të rregullt. /Kosova.info/

Go to TOP