Policia gjatë 24 orëve shqipton 1725 gjoba në trafik, ndodhin 64 aksidente
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 64 aksidente trafiku.
Në njoftimin e policisë thuhet se kanë ndodhur 25 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa aksidente me dëme materiale 39.
Sipas policisë janë shqiptuar gjithsej 1725 tiketa në trafik dhe janë arrestuar 24 persona, kurse në mbajtje janë 18 dhe në vuajtje të dënimit ka shkuar një person, njofton policia.
