Policia e shpalli në kërkim për mashtrim, lajmërohet Dreshaj: Nuk e kam mashtruar askënd, që 35 vite jetoj në Gjermani

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale në Pejë, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në këtë komunë, ka lëshuar dje një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për arrestimin e Agim Dreshajt nga Prigoda e Istogut.

Policia bëri të ditur se i njëjti kërkohet për veprën penale “Mashtrim”. E lidhur me këtë gjë, ka reaguar vetë personi i cili po kërkohet nga policia.

Agim Dreshaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ai tash e 35 vite jeton dhe punon në Gjermani.

“Deri me sot askënd se kam mashtruar e as një te keqe askujt nuk ja kam menduar. Tani më avokatja ime është angazhuar qe te merr informacionet e nevojshme se për çka bëhet fjalë.
Ju lutem te gjithë atyre që ndihen të mashtruar nga unë që t’i postojnë dëshmitë e mashtrimit”, ka shkruar Dreshaj.

Ai ka thënë se së shpejti do të udhëtoj për në Kosovë dhe do të paraqitet te organet e rendit.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Te dashur miq e familjar
Sot përmes mediav e pash veten time ne kërkim policor për mashtrim.
Unë Agim Brahim Dreshaj i lindur ne Prigodë te Istogut tash e 35 vite jetoj dhe punoj ne Gjermani.
Deri me sot askënd se kam mashtruar e as një te keqe askujt nuk ja kam mënduar.
Mëndimet e mija hapur i shprehi nëpërmjet rrjeteve sociale dhe jan te hapura për te gjithë.
Tanimë avokatja ime është angazhuar qe te merr informacionet e nevojshëme se për çka bëhet fjalë.
Ju lutëm te gjithëve atyre qe ndihen te mashtruar nga unë qe ti postojnë dëshmitë e mashtrimit.
Do angazhohemi qe e vërteta te del ashtu siq është.
Deri me sot asnjëherë nuk kam marr ftesë qe te paraqitem ne polici apo dikund tjetër.
24 orë ne ditë jam i qaseshëm përmes telefonit dhe facebookit.
Sa ma shpejt qe është e mundur do te udhëtojë për Kosovë dhe te paraqitem tek organet e rëndit.
Me shumë sinqeritet, Agimi. 

Go to TOP