Komuna organizon këto aktivitete në nder të 27-vjetorit të çlirimit të Prishtinës

Prishtina sot kremton 27-vjetorin e Ditës së Çlirimit me një sërë aktivitetesh përkujtimore, kulturore dhe sportive, të organizuara nga Komuna e Prishtinës.

Sipas njoftimit të komunës, në sheshin “Skënderbeu” do të shënohet ky përvjetor me muzikë, art dhe atmosferë festive.

Në skenë, me fillim nga ora 19:00, do të ngjiten Ansambli “Bajram Curri”, Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”, Zwada, grupi Blla Blla Blla dhe DJ First, për ta bërë këtë mbrëmje të paharrueshme.

Go to TOP