Policia e Kosovës në veri ndalon kontrabandën e peshkut

Policia e Kosovës, gjegjësisht patrulla  policore e Stacionit Policor Kufitar Leposaviq, më 04.08.2021 rreth orës 03:20,  në  fshatin Sarpel  KK Leposaviq,  ka ndaluar një automjet me drejtues  B.B. shtetas kosovar. I dyshuari është hasur duke  hyrë nga territori i Serbisë për në Republikën e Kosovës përmes rrugëve alternative.

Në automjet janë gjendur 100 kg peshk i kontrabanduar, për rastin është kontaktuar prokurori kompetent i cili ka autorizuar inicimin e  rastit  ‘kalim i pa autorizuar i vijës kufitare & kontrabanda me mall’.

Automjeti dhe malli i kontrabanduar janë dorëzuar Doganës së Kosovës,  i dyshuari, me aktvendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Go to TOP