Policia e Kosovës analizon raportin vjetor dhe vendos prioritetet për 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me stafin e lartë menaxhues, mbajti një takim zyrtar me drejtorët e drejtorive rajonale për të analizuar raportin vjetor të vitit 2024 dhe për të prezantuar planin e punës për vitin 2025.

Raporti vjetor evidentoi suksesin e PK-së në menaxhimin e rendit dhe sigurisë publike, uljen e numrit të përgjithshëm të veprave penale, kundërvajtjeve dhe aksidenteve, përfshirë ato me pasoja fatale. Përmes analizave krahasimore, u konstatua progres në kontrollin kufitar, sigurinë në trafik dhe zbatimin e strategjisë së Policimit të Udhëhequr nga Inteligjenca dhe Policisë në Bashkësi.

 20232024%
Veprat Penale28,82727,865-3.33%
Kundërvajtjet dhe rastet e natyrave tjera21,73720,750-4.54%
Gjithsejti50,56448,615-3.85%

Krahasimi i disa nga veprat penale më të veçuara në nivel vendi.

Vepra20232024%
Vrasje2917-41.37
Lëndim i rëndë trupor235218-7.23
Vjedhje41643696-11.23
Vjedhje e rëndë27472168-21.07

Gjatë takimit, drejtori Hoxha theksoi rëndësinë e zbatimit të planit strategjik policor, me fokus në rritjen e bashkëpunimit me komunitetin, parandalimin dhe hetimin e krimit, si dhe forcimin e disiplinës dhe integritetit në punë. Ai kërkoi që të gjitha objektivat e planifikuara të zbatohen në përpikëri, duke përmirësuar performancën dhe mbikëqyrjen e efektivëve policorë.

Takimi u mbyll me zotimin e të pranishmëve për angazhime shtesë në përmbushjen e detyrave policore, me synimin për të garantuar siguri më të lartë për qytetarët dhe vendin. /Kosova.info/


Go to TOP