Policia e Këshilli Lokal: ‘Festo me zemër, jo me armë’

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, në bashkëpunim me Këshillin Lokal për Siguri në Bashkësi, kanë nisur një fushatë vetëdijësuese me mesazhin “Festo me zemër, jo me armë”.

Gjatë kësaj fushate, policia së bashku me anëtarë të Këshillit Lokal për Siguri në Bashkësi kanë shpërndarë broshura me këshilla për qytetarët.

“ Qëllimi kryesor është që festat të kalojnë pa incidente, duke nxitur qytetarët të marrin masa parandaluese, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë ligjin dhe rregullat e sigurisë”, thuhet në njoftim .

Fushata synon të përforcojë vetëdijesimin në komunitet për rreziqet që sjell përdorimi i armëve gjatë festimeve dhe të nxisë një kulturë feste të sigurt dhe paqësore. /Kosova.info/

Go to TOP