Policia e Dogana sekuestrojnë në Bërnjak 15 mijë euro të padeklaruara
Një automjet me targa të Bonjë e Hercegovinës që kishte hyrë një ditë më parë në territorin e Kosovës përmes pikës kufitare në Bërnjak, brenda kishte 15 mijë euro të padeklaruara nga ngasësi, po ashtu shtetas i Bosnjë e Hercegovinës.
Ato iu gjetën e sekuestruan nga Policia Kufitare e Dogana e Kosovës gjatë kontrollimit të hollësishëm të përbashkët kufitar dhe thuhet se do të trajtohen nga dogana në procedurë të mëtejme doganore, sipas legjislacionit në fuqi.
“Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e RKS-së, do të vazhdojë me angazhimin e saj për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme”, thuhet në njoftimi e lëshuar nga policia rreth këtij rasti. /Kosova.info/
