Podujeva nderon me shtatore “Mandelën e Ballkanit” 

Vepra atdhetare e Adem Demaçit kaloi kufijtë.

Veprimtari qe lindi në Lupç të Podujevës, dha shumë kontribut për çështjen kombëtare e tani 5 vjet pas vdekjes vendlindja do ta nderojë me një shtatore në qendër të qytetit.

Për këtë punë, komuna ndau nga buxheti sivjetmë 60 mijë euro, e po diskutohen tri lokacione.

Pasi të vendoset për pozicionin, do hapen e ofertat për aplikim e në përzgjedhje do pyetet edhe familja e ish-gazetarit e shkrimtarit.

Si fort të nevojshme figurën në bronz të “Mandeles së Ballkanit” këtu, e shohin edhe llapjanët. Me nderimin që do i bëhet ish-të burgosurit politik, janë të kënaqur edhe qytetarët e tjerë.

Shtatorja e përfaqësuesit politik të UÇK-së pritet të përurohet në përvjetorin e vdekjes më 26 korrik ose më së largu në Ditën e Flamurit më 28 nëntor.

Go to TOP