Po zhvillohet stërvitja ajrore, avioni amerikan bën xhiro mbi Republika Srpska

Dy avionë luftarakë F-16, “Fighting Falcons” të Forcave Ajrore të SHBA po kryejnë një stërvitje dypalëshe ajrore me ekipet JTAC nga Forcat Speciale të Ushtrisë Amerikane (SOF) dhe Forcat e Armatosura të BiH (OSBiH) në zona e Tuzlës dhe Bërçkos më 8 janar pasdite me orë të tëra.

Ky mision po mbështetet nga avioni KC-135 Stratotanker, i cili do të sigurojë furnizim me karburant në ajër për avionët F-16 mbi territorin e entitetit të Republika Srpska-s në Bosnjë e Hercegovinë.

Sipas faqes së internetit FlightRadar, Stratotanker ishte në hapësirën ajrore të Bosnjës. Siç mund ta shihni, ai tashmë ka bërë disa xhiro.

Avionët amerikanë do të kthehen në bazë menjëherë pas përfundimit të misionit.

Kjo stërvitje pas deklaratave të përsëritura edhe së fundmi nga presidenti i Republika Srpska-s në Bosnjë e Hercegovinë, Millorad Dodik se do ta shpallë shkëputjen e entitetit.

Forcat ushtarake të SHBA-së do t’i trajnojnë forcat e BeH edhe për aftësi të këmbësorisë, për të siguruar “një front të unifikuar për të penguar agresionin e mundshëm të armikut”.

Go to TOP