Po udhëtonte nga Zurichu në Shkup, aeroplani goditet nga rrufeja

Një aeroplan që fluturonte nga Zurichu për në Shkup u godit dje nga rrufeja.

Siç raporton Alsat-M, për shkak të kësaj, piloti vendosi të kthehej menjëherë në Zurich ku bëri një ulje emergjente.

Në këtë aeroplan, raportohet se fluturonte ekipi kombëtar i Maqedonisë së Veriut.

Thuhet se ata po qëndrojnë në hotel dhe sot do të marrin rrugën për në Shkup.

“Situatë vërtet e pabesueshme, ndërsa ne po fluturonim avioni u godit nga rrufeja dhe piloti vendosi të kthehej në Zurich”. Nuk ishte e këndshme kur dëgjuam se çfarë ndodhi, pamë një dritë të fortë në afërsi”, thotë kapiteni Nikolla Gjorgiev.

Go to TOP