Anketa e popujve më nervozë dhe të zemëruar, rekord turqit, maqedonasit e shqiptarët

Jeta e përditshme na ballafaqon me shumë situata, të cilat shpesh herë na zemërojnë dhe na bëjnë nervozë.

Duke nisur që nga sjellja e burrit dhe fëmijëve e duke përfunduar tek mundësia ekonomike për të përballuar çmimet stratosferë të produkteve e shërbimeve që është një problem aktual këto kohë në Shqipëri, të gjitha sjellin nivel të lartë të zemërimit dhe nervozizmit.

Platforma Landgeist, ka publikuar anketën e popujve më nervozë apo të zemëruar në Evropë.

Aty shihet se sa përqind e popullsisë së çdo vendi përjeton ndjesinë e zemërimit në një ditë.

Finlanda është vendi më i qetë jo vetëm në Evropë, por në të gjithë botën.

Vetëm 5% e finlandezëve përjetojnë zemërim.

Finlanda ndiqet nga afër nga Estonia (6%), Holanda dhe Portugalia (8%).

E gjithë Evropa shënon nën 25%.

Maqedonia e Veriut është pak mbi mesataren me 26%.

Por ka një vend që përjeton shumë më tepër zemërim se çdo vend tjetër: Turqia. Pothuajse gjysma e popullsisë turke përjeton zemërim. Turqia renditet e dyta në nivel global, vetëm pas Libanit (49%).

Shqipëria barazon me Greqinë me 20%, ndërsa Kosova është më e qetë me 13%.

Go to TOP