Nagavci tregon sa para do të përfitojnë 20 studentë që studiojnë në universitete prestigjioze

Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka thënë të martën se do të mbështesin studentët që studiojnë jashtë vendit në nivelin maser ose që tashmë janë të regjistruar.

Mbëshetja do të jetë 7 mijë euro dhe nga kjo shpallje publike do të përfitojnë 20 studentë.

“Përparësi do të kenë ata që studiojnë në fushat e inxhinierisë dhe të teknologjisë informative e komunikimit, aplikantët me gjendje më të dobët socio-ekonomike, personat me aftësi të kufizuara si dhe aplikantët të cilët studimet paraprake në nivelin bachelor i kanë përfunduar në institucione publike”, ka shkruar ndër tjerash Nagavci në Facebook.

Ajo ka thënë se “për të dytin vit me radhë po mbështesim të rinjtë tanë që studiojnë në këto universitete dhe kjo është vetëm njëra nga mbështetjet financiare që jemi duke ofruar për të rinjtë”.

Go to TOP